Veseli mbanë heshtje për Asociacionin. A thua pse dhe kush tjetër nuk foli për këtë temë të ndjeshme nga pozita dhe opozita?

27.08.2015 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli mbanë heshtje për Asociacionin. A thua pse dhe kush tjetër nuk foli për këtë temë të ndjeshme nga pozita dhe opozita?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është ndër të vetmit zyrtarë të lartë të shtetit i cili ka heshtur në raport me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Heshtja e Veselit, spikat për shkak të rreshtimit në favor të marrëveshjes të zyrtarëve të tjerë kryesor të shtetit, dhe kundërshtimit të fuqishëm nga opozita, me përjashtim të AAK-së.

Në momentin e parë të dakordimit marrëveshjes i kishte ndërtuar një “korridor” mbrojtës Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Asaj i janë bashkangjitur pastaj edhe Ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi me “ekipin e tij” si dhe vet Isa Mustafa.

Reagim të partive që sot janë në pushtet nuk ka pasur fare. Madje po të mos ishte Thaçi dhe Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa ka mbetur i vetmuar në këtë drejtim.

Një reagim zyrtarë, ndonëse kjo çështje është bërë temë e nxehtë mediale dhe në opinion, nuk ka dhen fare partia që udhëheqë me qeverinë- Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndonëse Mustafa edhe më emër është sulmuar nga Vetvendosje edhe me goditje nën brez madje, asnjë nga figurat kryesore të partisë nuk janë deklaruar. Në shpjegim dhe mbrojtje të AKS ka dalë vetëm miku i tij Muhamet Mustafa.

Ndonëse Veseli si kryetar i Kuvendit, nuk është i ndërlidhur direkt me këtë qështje, heshtja e tij është e papritur shkaku se ai në vazhdimësi ka qenë figura balancuese jo vetëm brenda koalicionit, por edhe ka pasur një tentim të qetësoj debatin publik.

E debati publik për këtë çështje është jashtëzakonisht i ngarkuar.

E çuditshme në kampin opozitarë është edhe heshtja e AAK-së e cila kohëve të fundit ka ndërtuar një identitet goxha agresiv opozitarë në një varg çështjesh. Jashtë këtij prizmi, pra aktivitetit të kundër çdo vendimi, heshtja e Ramush Haradinajt nuk do duhet të jetë e çuditshme, për faktin se ajo ka qenë mbështetëse e zëshëm e krijimit të ASK-së gjatë mandatit të kaluar si dhe e ka mbështetur këtë çështje në Kuvend të Kosovës.

Jashtë çdo konspiracioni, dhe madje edhe mundësisë së arsyeve krejt të parëndësishme ndoshta që sjellin deri te ajo, edhe heshtja është një deklarim në vete dhe nëse asgjë e vlen te shënohet e nënvizohet. /Gazeta Blic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare