
Kadeti Enderon Vuthaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës diplomoi me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga gjenerata 2025.
Enderoni për katër vjet ka ndjekur shkollimin profesional së bashku me kadetë nga mbarë bota pranë Akademisë Ushtarake Ajrore të SHBA-së dhe do t’i bashkohet oficerëve të FSK-së për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e FSK-së.