“Je i pafajshëm”, “tonve na kije mas”, Pal Lekaj e organizon një tubim me mbështetës pasi u dënua për 53 milionëshin

E publikuar: 04/02/2024 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pal Lekaj i ka mbledhur e dëgjuar mbështetësit e tij, teksa i thonë se “është i pafajshëm” në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Ish-Ministri i Infrastrukturës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Megjithatë, Lekaj para familjarëve e miqve te vet thotë se është i pafajshëm dhe do të vazhdojë “të jap kontributin për të mirën e Kosovës”.

Dënimi i është shqiptuar lidhur me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Atij i është shqiptuar edhe dënim plotësues, që i ndalon ushtrimin e funksionit në administratë për 3 vjet e gjashtë muaj.