Javën tjetër bëhet i ditur numri i fletëvotimeve të pavlefshme

E publikuar: 25/10/2017 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numërimi i votave dhe procesimi i tyre tashmë ka përfunduar.

Zgjedhjet lokale që u zhvilluan këtë të diele në 38 komuna të vendit, nxorën rezultate që qojnë në balotazh 19 komuna. E si edhe çdo proces tjetër zgjedhor sigurisht edhe në këtë tani do të ketë fletëvotime të pavlefshme.

Siç mësohet, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme bëhet në fillim të javës së ardhshme. Ndërkohë për këtë çështje Indeksonline ka kontaktuar edhe zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi ka bërë të ditur se pritet që të ketë statistika të ndryshme nga ky proces zgjedhor dhe se shpejtë pritet të bëhet i ditur edhe numri i fletëvotimeve të pavlefshme.

“Me shpalljen e Rezultateve Përfundimtare do të kemi edhe statistika të ndryshme të procesit zgjedhor. Atëherë do të bëjmë të ditur edhe numrin e fletëvotimeve të pavlefshme”, ka thënë Elezi.

Gjithashtu sipas Elezit është duke u punuar mjaft shumë që rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit të dihen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Duhet cekur se në bazë të rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve janë pak parti politike apo kandidatë që arritën përqindjen e mjaftueshme që të mos i bëjnë banorët të dalin sërish në votim./Indeksonline/