Jahjaga: Mënyra e vetme për t’i ndihmuar gratë e dhunuara që t’i kalojnë tmerret e luftës është drejtësia

E publikuar: 30/04/2019 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish – presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka apeluar para Kongresit Amerikan që të arrihet drejtësia për gratë e dhunura gjatë kohës së luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Jahjaga në seancën me temë “Viktimat e luftës në Kosovë – në kërkim të drejtësisë” tëKomitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, kryesuar nga Eliot Engel në Washington, ka thënë që vetëm përmes drejtësisë mund të ndihmohen këto gra.

“Sot flas dhe kam barrën mbi supet e mia të të gjithë atyre familjarëve që i kanë përjetuar tmerret e luftës –  që zëri i tyre të dëgjohet nuk është barrë e lehtë do të donim që me këtë rast të ndajnë tregimet e tyre”.

“Kësaj kohe 20 vjet më parë për ndërprerjen e spastrimit etnik që po e zhvillonte Millosheviqi jemi shumë falënderues ndaj SHBA-ve, pasi ne që nga atëherë merremi me rindërtimin e shtëpive tona. Njerëzorja u zhvesh nga ne pasi shqiptarët ishin target i serbëve, autoritetet e Beogradit kanë bërë spastrime etnike”.

“Sipas Qendrës së të Drejtës Humanitare ka edhe 1600  njerëz të tjerë që janë të pagjetur dhe dhe janë 20 mijë gra të dhunuara”.

Jahjaga ka theksuar se “hija e luftës ende e kaplon Kosovën pasi njerëzit janë të zhgënjyer”.

“Kjo luftë ende vazhdon. Kam takuar qindra gra viktima të dhunës seksuale që tregojnë që ende vuajnë nga këto për shkak të stigmës që i është krijuar dhe ato ende kërkojnë shans për jetën”.

“Shumica e tyre jetojnë në kushte shumë të rënda ekonomike dhe kanë nevojë për mbështetje ato kanë nevojë për mbrojtje dhe drejtësi”.

“Mënyra e vetme për t’i ndihmuar këto gra që t’i kalojnë horrohet luftës është drejtësia. Kosova ka bërë një Gjykatë në të cilën më shumë dënime ka pasë për UÇK-në se për krimet e forcave të Serbisë në Kosovë që ishin mirë të planifikuara nga regjimi i Millosheviqit”

“Kryesit e krimeve më të tmerrshme lëvizin të lirë dhe mohojnë që ka pasë krime në Kosovë.Hija e luftës akoma e kaplon Kosovën pasi ka trauma të pranishme në zhgënjimet e njerëzve që kanë humbur më të dashurit e tyre”.