Lajmet

Jabllanoviq: Serbët do të bëhen gati për luftë

21.09.2016 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jabllanoviq: Serbët do të bëhen gati për luftë

Ish-ministri për Kthim dhe Komuniteti në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq i ka quajtur të papranueshme deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ky i fundit ka paralajmëruar luftë në Kosovë nëse kalon versioni aktual i Demarkacionit me Malin e Zi.

Jaballanoviq, në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se KFOR-i dhe Misioni i Bashkimit Evropian, EULEX-i, duhet të angazhohen maksimalisht pas kësaj deklarate të Kurtit.

“Lufta për të cilën flet Albin Kurti nuk do t’i gjej të papërgatitur serbët, dhe në vend se ta arrestojnë Kurtin dhe ta ndalojnë ‘organizatën radikale’, ata polemizojnë me të nëse do të ketë apo nuk do të ketë luftë”, është shprehur ai.

Më tej, Jabllanoviq thotë se këto deklaratat e ish-liderit të LVV-së janë luftënxitëse. “Kërcënimet e hapura për luftë në Kosovë do të rezultojë me vetë-organizimin e serbëve edhe të një nivel më të lartë të vigjilencës në të ardhmen.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, insiston se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, sipas Murat Mehës, është formulë e luftës. “Unë mendoj që demarkacioni i Murat Mehës bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi”.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, siç thotë ai, lufta ndodh ku është kontesti kufitar e territorial.

“Mos harroni se në vitin 1998 në Kosovë ka pasur luftë, por në Prishtinë ka mundur të mos ketë. E mbaj mend shumë mirë se në Prishtinë ka pasur paqe, por në Drenicë, Dukagjin e Llap ka pasur luftë. Kur po them luftë, nuk po them se lufta vjen në Prishtinë, por ajo ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial”, ka theksuar Kurti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje