Ja si u deformua procesi i verifikimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së!

07.08.2015 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja si u deformua procesi i verifikimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së!

Edhe pas më shumë se një dekade e gjysmë nga përfundimi i luftës në Kosovë pjesëtarët e gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjarët e atyre që më nuk janë në mesin e të gjallëve po ballafaqohen me dukurinë e shëmtuar të mohimit të kontributit të tyre, respektivisht me futjen në lista të njerëzve që askush nuk dinë se ndonjëherë ishin rreshtuar përkrah atyre që luftuan për çlirimin e këtij vendi.

Tendenca e hershme për ngjyrosjen e luftës me ideologji e parti u manifestua haptas në procesin e verifikimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Që në start u investua dhe u bënë përpjekje të mos u njihet kontributi pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), atyre që mbajtën emblemën e UÇK-së dhe eprorët e tyre nën udhëheqjen e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kolonelit Ahmet Krasniqi, u prinë disa beteja.

Njohës të rrethanave të luftës dhe të pasluftës në Kosovë në këtë proces verifikimi që degradoi shumë shohin tendencën e falsifikimit të historisë, respektivisht të mohimit të organizimit dhe të historisë së luftës së UÇK-së që ishte e mbështetur mbi bazamentin institucional-shtetëror.

Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së iu desh kohë e gjatë për të (mos)kryer punën si duhet. Pas shpalljes së listave vërshuan ankesat të cilat arritën në mbi 20 mijë, gati aq sa edhe u gjenden në ato lista. Një fenomen që është vështirë të komentohet, pasi supozimet se përse u deformua procesi i verifikimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë të shumta.

KosovaLive ka bërë përpjekje që në këtë temë të marrë prononcime edhe nga historianë, sociologë e analistë të ndryshëm, por për habinë tonë përgjigjet e tyre si emërues të përbashkët kanë pasur pikërisht faktin se një fenomen i këtillë është vështirë të komentohet me një prononcim, pasi supozimet se përse u deformua procesi i verifikimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë të shumta, duke filluar nga ato më banale për ndonjë përfitim material e deri te ato shumë serioze se edhe pas këtij procesi mund të jetë tendenca për falsifikim të historisë më të re të Kosovës, madje edhe relativizmi apo humbja e gjurmëve për shumë keqpërdorime financiare nga fondet që u grumbulluan në emër të luftës.

Sido që të jetë, të pakënaqur me zvarritjen dhe degradimin e procesit të verifikimit të statusit të dëshmorit, invalidit apo të internuarit të UÇK-së nuk janë vetëm veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët protestuan disa herë, por edhe anëtarët e komisionit të përmendur qeveritar, dy prej të cilëve tashmë kanë dhënë dorëheqje nga ai komision.

Nga pakënaqësitë që kanë rrjedhur sa i përket procesit të verifikimit të veteranëve të UÇK-së ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Komisionit Shemsi Syla e më pas edhe anëtari tjetër, Avdi Raci.

Ata kanë refuzuar të jetë pjesë e këtij komisioni, me arsyetimin se nuk po vepron në përputhje me ligjin dhe vlerat e luftës.

I kontaktuar nga KosovaLive, koloneli Shemsi Syla ka thënë se pakënaqësitë e tij kanë të bëjnë me neglizhimin, zvarritjen, deformimin e këtij procesi.

shemsi-syla-t-euml-rhiqet-nga-procesi-i-verifikimit-t-euml-veteran-euml-ve-t-euml-u-ccedil-k-s-euml_2_hd-300x169

“Unë përkrah ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së,edhe pse dihet se ky ligj ka mangësi, paqartësi e edhe lëshime e gabime, por kemi shpresuar se me angazhim ato do të tejkalohen e korrigjohen me akte nënligjore, gjë që nuk ka ndodhur.

Këtë proces nuk e rrezikon vetëm ligji i paqartë, por edhe qasja joadekuate në mënyrën e verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë. Tani jemi në muajin e pestë pas publikimit të listave dhe ende nuk është bërë verifikimi i plotë i listave dhe, të paktën për Zonën e Karadakut, nuk është shqyrtuar asnjë ankesë, kurse komisioni ka filluar të shpërndajë certifikata që i konsideron të verifikuara”, ka deklaruar Syla.

Syla konsideron se në vend të vlerësimit të vlerave të vërteta të UÇK-së ky proces po përdoret për përfitime politike, familjare e klanore, madje edhe për të rehabilituar persona me të kaluar të dyshimtë e të pamerituar duke e shfrytëzuar këtë moment historik për t’i barazuar ata me ushtarët e vërtetë të UÇK-së.

Procesi i verifikimit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është kritikuar shumë madje është quajtur edhe si i politizuar dhe i degraduar për shkak se konsiderohet se gjatë këtij procesi kishte fryrje të madhe të listave.

Edhe pse shqyrtimi i rreth 21 mijë ankesave veç sa ka filluar, Komisioni qeveritar po paralajmëron se procesi do të përfundoi shpejt.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, ka kritikuar Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit, invalidit apo të internuarit të UÇK-së, për të cilin ka thënë se që nga fillimi e ka nisur punën keq dhe kështu edhe po e përfundon.

Ai ka treguar për KosovaLive se edhe sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës në sheshin “Skenderbeu”, me kërkesën e tyre kryesore, shqyrtimi sa më i shpejtë i ankesave dhe fillimi i zbatimit të ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së.

Qeriqi ka nënvizuar se i ka ardhur fundi durimit të veteranëve dhe ka thënë që do të përdorin të gjitha metodat që sa më parë të bien maskat dhe të zbardhet e vërteta e manipulimit me listat e pjesëtarëve të UÇK-së dhe me zvarritjen e këtij procesi deri në pafundësi.

qeriqi-690x380

“Komisioni ka filluar punën keq qysh në fillim dhe po e përfundon keq, po bëhen gati tri vite dhe është e pakuptimtë dhe e padrejtë me këto lojëra që i kanë bërë ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së sepse veteranët nuk e kanë merituar që të luhet kështu sepse kanë mundur që ta përfundojnë këtë proces brenda 1 muaji apo dy por qëllimshëm është bërë kjo vonesë dhe sa i përket fryrjes së listave kjo nuk diskutohet sepse për të gjitha zonat është raportuar se ka pasur parregullsi”, ka deklaruar Qeriqi.

Sipas tij, krejt çka po kërkojnë ata është publikimi i listave përfundimtare në mënyrë që t’i hapet rrugë zbatimit të ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, ndërsa ka shtuar se deri tash premtimet e qeveritarëve që u kanë dhënë veteranëve kanë qenë të kota.

“Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në kërkesat tona. Nuk do të ndalemi. Është kjo kërkesë e veteranëve të luftës, jo vetëm kërkesë e jona, e anëtarëve të Këshillit. Ka edhe invalid të luftës që nuk përfitojmë asgjë. Është një kategori e veteranëve të luftës me gjendje të rëndë ekonomike e shëndetësore, të cilët çdo ditë kërkojnë nga ne që ta shtojmë presionin te qeveritarët tanë të papërgjegjshëm”, thotë Qeriqi për KosovaLive.

Ai ka rikujtuar se në takimin që kishin zhvilluar më parë më kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u kishte premtuar se buxheti i dedikuar për këto kategori nuk do të preket por sipas Qeriqit një gjë e tillë ka ndodhur me rishikim të buxhetit.

“Ne kemi pasur një takim edhe me kryeministrin Isa Mustafa më herët dhe na ka premtuar se nuk do të preket buxheti për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, sepse është një buxhet i shenjtë. Por nuk është mbajtur premtimi. Me rishikim të buxhetit është prekur ai buxhet dhe kam informacione se prapë do të ndodhë një gjë e tillë. Edhe ky fakt mund të jetë një nga shkaqet e zvarritjes së procesit. Mbase qëllimi është që të zvarritet procesi dhe të ndodhë sikurse në vitin e kaluar kur u ndanë 10 milionë në marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe ato asnjëherë nuk u shpërndanë për ish-pjesëtarët e UÇK-së”, ka përfunduar Qeriqi./gazetablic/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së