Ekonomi

Ja si e kishte kapur Shpend Ahmeti zyrën e punësimeve (DOKUMENT)

28.08.2016 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja si e kishte kapur Shpend Ahmeti zyrën e punësimeve (DOKUMENT)

Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje u kujdes që ta kapë Komunën e Prishtinës, duke punësuar dhjetëra militantë të sajë me kontratë mbi vepër.

Por, kryetari Shpend Ahmeti nuk u ndal me kaq. Ai nëpërmjet procedurave të “ligjshme” kishte vendosur që ta kap zyrën e punësimit.

Kryetari Ahmeti, e kishte “rehatuar” në institucionin që e drejton Avni Zukën, me të cilin kishin nisur rrugëtimin politik në Frymën e Re të Kosovës (FER) dhe pas shuarjes së aktiviteteve politike të kësaj të fundit bashkërisht i ishin bashkuar Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Zuka, më 17 mars 2015, është emëruar udhëheqës i personelit në Komunën e Prishtinës, sipas konkursit të shpallur, shkruan Gazeta Fjala.

Çdo konkurs publik që shpallet në Komunën e Prishtinës në fund të tij nënshkruhet Avni Zuka.

Para se të zgjidhet Zuka në këtë pozitë, udhëheqëse e personelit në Komunë të Prishtinës ka qenë Teuta Rugova, bashkëshortja e zyrtarit të LDK-së, Naser Rugova.

Por, konkursi nëpërmjet të cilit ishte meruar Zuka, ishte shpallur i jashtëligjshëm nga Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë të Kosovës -KPMSHC dhe kryearti Ahmeti ishte urdhëruar që në aftin prej dy javë të ndërmarr hapa ligjorë ndajë shkeljeve.

Meqë nuk po zbatohej vendimi i Këshillit, Ruzhdi Gagica kishte kërkuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës përmbarimin e vendimit të KPMSHC-së ndaj Komunës së Prishtinës.

Organi i fundit, pas ankesës së Gagicës se i është bërë e padrejtë me rastin e pranimit të punëtorit në pozitën “Shef i personelit”, sipas konkursi të shpallur më 17 shtator 2014, e ka obliguar kryetarin Ahmeti që në afat prej 15 ditësh ta shfuqizojë vendimin e Komisionit për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave, të datës 21 prill 2015, sipas të cilit Gagicës i ishte hedhur si e pabazuar ankesa.

Po ashtu ishte obliguar që të anulohet procedura e rekrutimit sipas atij konkursi si edhe të gjitha vendimet që rrjedhin nga ajo procedurë. KPMSHC-ja, duke u bazuar edhe në ankesën e Gagicës, kishte gjetur se “Komuna e Prishtinës me rastin ka shkelur të gjitha afatet ligjore rreth përfundimit të procedurës dhe se nuk ka njoftuar me kohë për kandidatin e përzgjedhur në këtë pozitë”.

Vendimi i KPMSHC-së, ndërkaq, është marrë më 10 qershor 2015, kurse Gagica, pasi ka konsideruar se janë bërë vonesa në zbatimin e vendimit nga kryetari Ahmeti, e ka dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës Propozimin për përmbarim të vendimit të KPMSHC-së. /Gazeta Fjala/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente