“Ja ku jam”, Kryemadhi “përballet” me Metën pas përplasjeve dhe akuzave të tij për “tradhëti” në PL

E publikuar: 19/04/2024 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi janë parë për herë të parë në publik pas përplasjeve në distancë që kanë pasur me njëri-tjetrin, mbi zhvillimet brenda partisë dhe dyshimet e Metës për “tradhëti” në nivelet e larta të PL.

Me bluzën me mbishkrimin “Ja ku jam”, deputetja Kryemadhi e shoqëruar nga Elona Guri, ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të komitetit drejtues të Partisë së Lirisë.