Ish-ministri Bajram Hasani rrëfen tmerrin e përjetuar në Tiranë: Ka mundur të na godasë vetura

25.04.2021 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ish-ministri Bajram Hasani rrëfen tmerrin e përjetuar në Tiranë: Ka mundur të na godasë vetura

Ish-ministri i Tregtisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, i ka shpëtuar mrekullisht një goditjeje të mundshme nga vetura që hyri me shpejtësi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Hasani nga kryeqyteti shqiptar ka thënë për Gazetën Express se ishte shumë afër veturës e cila u ndalua nga qytetarët për të mos shkaktuar ndonjë tragjedi.

Hasani tha se pasi bashkë me gruan e tij kishin votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen atje, kishin vendosur të pinin kafe afër teatrit të Operas dhe Baletit, ku kishin qenë shumë afër në momentin që vetura rrezikoi jetën e të pranishmëve.

“Po, isha aty. Për besë nuk di. Ne ishim me bashkëshorten. Ishim me votu dhe u kthyem, hajt të afrohemi këtu te Opera ta pijmë nga një kafe, edhe veç hyri vetura qysh e patë. Ne ishim shumë afër. Ndoshta ishim më së afërmi prej të gjithë të tjerëve. Ka mundur të na godasë vetura”, tha HasaniAi tha se shqetësimi ishte i madh.

“Për fat të mirë intevenuan qytetarët dhe një djalë hyri për xhami dhe e ndaloi. Veç na shqetësoi shumë. Në mes të sheshit, ishte e papritur”, tha ai.

Për ngjarjen e pazakontë që ndodhi mesditën e sotme në sheshin Skëndërbej, ku një 32 vjeçar ka rrezikuar jetën e qindrave qytetarëve në shesh, Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje.Policia ka thënë se Arben Mema fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.Ndër të tjera, Policia bën me dije se këtij atij gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Britania e Madhe del me qëndrim zyrtar për dialogun Kosovë-Serbi

Dugolli për deklaratat e Donika Gërvallës: Mendoj se ka gabuar

Dugolli për deklaratat e Donika Gërvallës: Mendoj se ka gabuar

Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që e kemi në Hagë

Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që e kemi në Hagë

Çitaku: Thaçi më propozoi që ta zëvendësoj në postin e presidentit

Çitaku: Thaçi më propozoi që ta zëvendësoj në postin e presidentit

Bajqinovci flet për probleme në Policinë e Kosovës: Nëse drejtori Mehmeti ka performancë negative nuk e pret pesë-ditëshi

Bajqinovci flet për probleme në Policinë e Kosovës: Nëse drejtori Mehmeti ka performancë negative nuk e pret pesë-ditëshi

Syla: Rama e quan Kurtin, kryeministër perfekt i Kosovës socialiste autonome

Syla: Rama e quan Kurtin, kryeministër perfekt i Kosovës socialiste autonome

Viktima nga therja në Gjilan e kishte kërcënuar të dyshuarin mbrëmë

Viktima nga therja në Gjilan e kishte kërcënuar të dyshuarin mbrëmë

Vlora Çitaku nuk do të garojë për kryetare të PDK-së

Vlora Çitaku nuk do të garojë për kryetare të PDK-së

Mijaçiq: Ujmani mund t’i pajtojë serbët me shqiptarët

Mijaçiq: Ujmani mund t’i pajtojë serbët me shqiptarët

Propozimi amerikan për Ujmanin, ekspertët identifikojnë përparësitë e Kosovës

Propozimi amerikan për Ujmanin, ekspertët identifikojnë përparësitë e Kosovës

Njohësi i çështjeve protokollare: Kurti dje në Elysee bëri disa gabime, postimi i dhuratës “mbrapsht” njëra prej tyre

Njohësi i çështjeve protokollare: Kurti dje në Elysee bëri disa gabime, postimi i dhuratës “mbrapsht” njëra prej tyre

Lehtësimi i masave kundër koronavirusit mund të sjellë fluks të migrantëve

Lehtësimi i masave kundër koronavirusit mund të sjellë fluks të migrantëve

KEDS njofton për punime në rrjet, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

KEDS njofton për punime në rrjet, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

Dënohet me 1,500 euro mësuesi që ia përmirësoi notat djalit të tij në Drenas

Dënohet me 1,500 euro mësuesi që ia përmirësoi notat djalit të tij në Drenas

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Vuçiq, kërkon llogari nga Malit i Zi: Pse i dhatë vaksina FSK-së

Vuçiq, kërkon llogari nga Malit i Zi: Pse i dhatë vaksina FSK-së