Ish-këshilltari i Thaçit: Nëntori i dytë që ish-udhëheqësit e UÇK-së i gjen padrejtësisht në burg

E publikuar: 28/11/2022 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, thotë se ky muaj shënon dy-vjetorin që i gjen padrejtësisht në burg udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.

Teksa, uron festën e 28-nëntorit, Çollaku shkruan se “të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës”.

Postimi i tij i plotë:Nëntori i Dytë, 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i gjen padrejtësisht në burg udhëheqësit e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.

Historia botërore nuk na ka mësuar se ndonjë popull ose ndonjë shtet e ka fituar lirinë dhe është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës “ndermarrje e përbashkët kriminale”.

Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vertetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar!