Interi anulon turneun parasezonal në SH.B.A shkaku i COVID-19

E publikuar: 21/07/2021 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra italiane Inter nuk do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas “SkySport.it”, Interi sapo ka anuluar turneun parasezonal i cili ishte paraparë të mbahej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Interi duhej të nisej në SH.B.A ku do të ndeshej me disa skuadra, njëra nga to ishte edhe Arsenali, skuadër me të cilën parashihej të përballeshin me 25 korrik.

Edhe Arsenali sot e kishte anuluar turneun në Amerikë pas brengosjeve për rritjen e rasteve të COVID-19, dhe tani edhe Interi e ka bërë të njëjtën gjë.

Sipas artikullit, Interi nuk do të niset për turneun në SH.B.A, megjithatë nuk është bërë e ditur ende sesi do të zëvendësohen ndeshjet parasezonale nga “Nerazzurrët”.