Ekonomi

“Interfaith Kosova”- Projekti i Petrit Selimit që dyshohet se keqpërdori mijëra euro të shtetit

01.07.2016 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Interfaith Kosova”- Projekti i Petrit Selimit që dyshohet se keqpërdori mijëra euro të shtetit

Auditorët kanë konkluduar se projekti “Interfaith Kosovo”, i udhëhequr nga zëvendësministri Petrit Selimi, ka marrë 15 mijë euro nga Ministria e Punëve të Jashtme. Projekti parashihte hulumtimin e opinionit publik për çështje të ekstremizmit fetar. Por, bartësit e këtij projekti nuk dorëzuan në ministri raport financiar e narrativ lidhur me këto shpenzime.

Përfshirja në projektin Interfaith Kosovo”, i cili avokon tolerancën ndërfetare, ka bërë që Petrit Selimi të portretizohet edhe si hero nga miq të tij. Të tillë e kishte vlerësuar Rabbi Joshua Stanton dhe artikulli i tij është publikuar në faqen zyrtare të këtij projekti. Shkrimin e ka titulluar “Petrit Selimi: Heroi i pakënduar i Interfaith”.

Por, ky projekt mbështetet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku Selimi mban postin e zëvendësministrit.

Më herët ka qenë edhe ushtrues detyre i ministrit. Paratë që “Interfaith”, ka marrë nga MPJ-ja janë audituar nga Zyra e Auditimit të Përgjithshëm.

Gjetjet e auditorëve nuk i japin ndonjë epitet të heroit zëvendësministrit Selimi.

Përkundrazi, dyshohet se projekti i udhëhequr nga Selimi ka marrë para në mënyrë të parregullt nga shteti.

Në faqen zyrtare të “Interfaith Kosova” , shënohet se kjo nismë është pjesë “Diplomacisë Digjitale”, një projekt i përbashkët i Këshillit Britanik në Kosovës dhe MPJ’së . Po ashtu, shënohet se nisma “Interfaith Kosova”, ka për partnerë MPJ-në, AUK-un, ambasadën norvegjeze, këshillin britanik dhe Tony Blair Foundation.

“MPJ ka subvencionuar me 15,000€, projektin për hulumtimin e opinionit publik për çështje të ekstremizmit fetar. Implementues ka qenë ‘’Interfaith Kosova’’ dhe me marrëveshje është paraparë që përfituesi i subvencionit të dorëzoj raport narrativ dhe financiar rreth implementimit të projektit. Pagesa është bërë edhe përkundër që përfituesi nuk kishte sjellë raportin e kërkuar”, thuhet në raportin e auditimit, të publikuar javën e kaluar.

Auditorët vlerësojnë se Ministria e Punëve të Jashtme është dashur të mos bëjnë pagesën pa u pranuar fillimisht raportet.

“Mos kushtëzimi i pagesave me raportin narrativ dhe financiar nga përfituesi mund të rrezikoj shpenzimin e parasë publike për qëllime tjera dhe të ndikoj që subvencioni i dhënë të mos e arrijë qëllimin e synuar”, thuhet në raportin e auditimit.

Po ashtu, auditorët vlerësojnë se Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duhet të sigurojë se dhënia e subvencioneve monitorohet përmes raporteve narrative dhe financiare.

Ky monitorim, sipas auditorëve, do të mundësonte që menaxhmenti të sigurohet që mjetet janë shpenzuar sipas kërkesës së paraqitur në projekt- propozim.

Në raportet e auditiveve zakonisht figurojnë edhe përgjigjet e ministrive në të gjeturat e auditimit. Në disa prej të gjeturave, MPJ-ja ka dhënë përgjigje, ndërsa në raport nuk figuron se është përgjigjur edhe në konkludimet e auditorëve për rastin e “Interfaith Kosovo”, transmeton insajderi.com.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka kthyer përgjigje as në pyetjet e Insajderit lidhur me këtë çështje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje