Iniesta: Duam Championsin e dytë radhazi

05.09.2015 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Iniesta: Duam Championsin e dytë radhazi

Andres Iniesta nuk reflekton asnjë hije dyshimi kur deklaron se Barcelona këtë sezon mund të bëjë historinë si klubi i parë që ruan të paprekshëm fronin e titullit kampion të Champions Leagues. Në vitin e parë nën drejtimin e Luis Enriques, katalanasit përjetuan një sezon brilant duke fituar tripletën, që u finalizua me fitoren 3-1 ndaj Juventusit në finalen e madhe të Berlini majin e shkuar. Asnjë skuadër tjetër nuk ia ka dalë mbanë të ruajë titullin e kompeticionit më elitar të europës për dy vite rresht gjithsesi, Barcelona i është afruar shumë këtij suksesi duke qënë se ka fituar dy herë në tre vjet trofeun e Champions Leagues, në vitet 2009-2011. Iniesta është koshient se historia flet për një realitet tjetër që parashikon dështimin e Barcelonës në ruajtjen e titullit kampion, por ai gjithashtu është i vetëdijshëm se e gjithë skuadra do të japë maksimumin për të realizuar këtë objektiv në 2015-2016.

“Është një sfidë e madhe shumë e vështirë për t’u kapërcyer, por ky është objektivi që i kemi venë vetes, asgjë më pak se kaq. Ruajtja e titullit kampion të Champions Leagues nuk është realizuar deri më tani nga asnjë ekip tjetër, por ne i jemi afruar më shumë se kushdo këtij momenti ndaj dhe do të tentojmë me të gjitha forcat. Gjithnjë synojmë maksimumin ndaj ky vit nuk do të bëjë përjashtim. Pas asaj që arritëm sezonin e shkuar, pas gjithë eksperiencës së mrekullueshme mendoj se edhe ky që vjen do të jetë një sezon fantastik për ne. Ajo që na karakterizzon si skuadër është optimismi dhe besimi tek njëri-tjetri dhe të gjithë bashkë do të luftojmë për atë titull.”

Me një karrierë të shkëlqyer mbi supe mesfushori spanjoll 31 vjecar numëron katër tituj kampion të fituar në Champions League:

“Në aspektin personal kjo është e pabesueshme. E gjithë ajo që kemi arritur ndër vite është e paimagjinueshme, por kjo nuk e ka ngopur urinë time, urinë tonë për fitore të tjera.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)