Infermierja u fotografua me të porsalindurin, pa vërejtur detajin eksplicit në sfond (Foto)

E publikuar: 07/10/2018 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithmonë shikoni se çfarë ndodhë prapa juve, kur jeni duke pozuar për fotografi.

Për fat të keq, infermierja e një spitali që po fotografohej e lumtur me një fëmijë të porsalindur, prapa krahëve e kishte një grua të zhveshur që sapo kishte kryer lindjen, transmeton Telegrafi.

Këtë detaj eksplicit e vërejtën shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, pasi imazhi ishte postuar pa iu bërë asnjë kontrollim përmbajtjes.

“Kujdes me postimin e fotografive, pasi edhe pëlqimet që i grumbulloni mund të jenë për arsye negative” ka shkruar një komentues.

Duket se ky nuk është rasti i vetëm, pasi disa komentues kanë thënë se iu ka ndodhur e njëjta skenë, vetëm se nuk kanë qenë aq të shpejtë për ta postuar. /Telegrafi/