Ilir Meta shpreh shqetësim me veprimet e Republika Srpskas

E publikuar: 12/12/2021 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për përshkallëzimin e përpjekjeve të Republika Srpskas të Bosnjë-Hercegovinës për të krijuar struktura paralele.

Meta është shprehu i shqetësim me veprimet e Republika Sprpskas, duke thënë se se kështu rrezikohet seriozisht stabiliteti rajonal.

Ai ka shkruar se iniciativa e ligjvënësve të Parlamentit të Republikës Serbe për të filluar punën për krijimin e këtyre institucioneve dhe hartimin e një Kushtetute të re, shkojnë në drejtimin e kundërt të përpjekjeve 26-vjeçare të qytetarëve boshnjakë, liderëve lokalë dhe bashkësisë ndërkombëtare për të forcuar paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Meta iu ka bërë thirrje në dialog të politikanëve të Republikës Serbe dhe të Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në mirëbesim reciprok, me qëllim avancimin e reformave të nevojshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve, avancimin e proceseve integruese të shtetit të tyre, çka do t’i shërbente edhe forcimit të paqes e sigurisë në mbarë rajonin e Ballkanit Perendimor.