I shpëton për një fije floku gojës së leopardit

E publikuar: 04/05/2020 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një lepur me fat i shpëtoi për një fije floku gojës së leopardit, pasi ky i fundit tentoi ta kapte atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e filmuara në Parkun Kombëtar Yala në juglindje të Sri Lanka tregojnë grabitqarin duke shikuar me durim lepurin, teksa ulet vetëm disa metra larg.

Leopardi me kujdes pret momentin e duhur për të nisur aksionin, ndërsa lepuri duket i pavetëdijshëm për rrezikun e afërt.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, në momentin e sulmit leopardi përballet me disa probleme, pasi shkurret ia pamundësojnë atij të grabitë atë që ai kërkon.