I riu dhunon brutalisht gruan shtatzëne, pretendonte se ishte mbartëse e koronavirusit

E publikuar: 19/03/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë nga Florida është arrestuar, pasi dhunoi brutalisht një grua shtatzëne, duke pretenduar se ajo ishte mbartëse e koronavirusit të ri. John Cory Newell, 24 vjeç, mendohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka dhunuar gruan. E gjithë ngjarja ndodhi në një kompleks pallatesh në në zonën e njohur si “Lee County”.

Ishin britmat e gruas së dhunuar, ato që bënë policinë të reagonte. Në momentin që policia mbërrin në vendin e ngjarjes, shikuan John teksa i kishte vendosur të dyja duart rreth qafës së gruas dhe po tentonte ta mbyste. Oficerët e policisë u munduan që të bisedonin me të, por ishte thuajse e pamundur, pasi ai nuk i përgjigjej thirrjes së tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Në këto kushte, oficerët u detyruan që të ndërhynin dhe të arrestonin atë forcërisht, duke i shkaktuar dhe disa plagë të dukshme në fytyrë. Emri i John Cory Newell nuk është i panjohur për policinë, pasi i riu është arrestuar edhe tre herë të tjera që prej kohës kur erdhi për të jetuar në Florida, shkruajnë mediat e huaja.

/tch/