I mituri lëndohet në një mishtore në Gjakovë, intervistohet babai i tij

E publikuar: 07/01/2024 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i moshës së mitur ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një mishtore, biznes familjar, në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për KP se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 14:15 në rrugën “Urim Bytyqi”.

“Viktima ishte dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Gjakovë. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, tha ai.

Lidhur me rastin është intervistuar babai i personit të mitur.