I arrestuar për vrasje/ Tenton të vetëvritet në burgun e Peqinit Bledar Selmanaj

E publikuar: 18/09/2021 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka tentuar të vetëvritet në ambientet e burgut të Peqinit Bledar Selmanaj i arrestuar për vrasjen e të riut Xhuljan Bullari pak kohë më parë në Vlorë. Gazeta Panorama shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premte rreth orës 19:00.

Sipas të njëjtave burime është dashur ndërhyrja në kohë e administratës së burgut që i shpëtoi jetën të Selmanajt që ndodhet në masën “arrest me burg”.

Selmanaj dyshohet si ekzekutori i 25-vjeçarit Xhuljan Bullari pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta. Selmanaj kishte qenë edhe më herët në burg si grabitës serial.