Hyn në funksionim sistemi i informacionit për lëshimin e karbonit industrial

E publikuar: 25/12/2021 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sistemi i informacionit për lëshimin e karbonit industrial në Kinë hyri zyrtarisht në funksionim në qytetin verior Tianjin të enjten.

Sistemi, i ndërtuar kryesisht për industrinë e automjeteve, do të përfshijë sektorë të tjerë të prodhimit industrial në të ardhmen.

Sistemi tani mbulon 27 kompani makinash, me 68 njësi të regjistruara dhe 143 llogari. Ai përfshin më shumë se 200 produkte të ruajtjes së gjurmës së karbonit, sipas të dhënave nga Qendra e Teknologjisë dhe e Studimit të Automjeteve e Kinës.

Ekspertët thonë që, duke qenë se industria e automjeteve ka një zinxhir të gjatë industrial dhe mbi 150 sektorë të lidhur me të, krijimi i një sistemi të shëndetshëm të menaxhimit të lëshimeve të karbonit në këtë industri është shumë i rëndësishëm.

Kina do të përshpejtojë hartimin dhe nxjerrjen e standardeve, të tilla si specifikimet teknike për llogaritjen e lëshimeve të karbonit të ciklit jetësor prej automjeteve dhe për lëshimin e karbonit, dhe kërkimin mbi një sistem publikimi të informacionit të lëshimit të karbonit nga automjetet. Në të njëjtën kohë, duhet të krijohet gjithashtu një mekanizëm i publikimit të informacionit mjedisor për industrinë e automjeteve, për të promovuar hartimin e raporteve mbi zhvillimin e gjelbër të industrisë së automjeteve, për të ofruar informacion për publikun e gjerë në lidhje me mbrojtjen e mjedisit e zhvillimin e gjelbër dhe për të mbështetur tranzicionin e gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni të ndërmarrjeve.

Kina vazhdon të nxitë shndërrimin e strukturës industriale në një strukturë të gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni në një mënyrë të matur dhe të rregullt, si pjesë e përpjekjeve për të arritur kulmin e lëshimit të dioksidit të karbonit përpara vitit 2030 dhe asnjanësimin e karbonit përpara vitit 2060, tha një zyrtar i lartë qeveritar.

Arritja e kulmit të lëshimit dhe asnjanësimit të karbonit është një reformë sistemore e gjerë dhe e thellë për ekonominë dhe shoqërinë. Vitet e fundit, Kina ka bërë përpjekje të bashërenduara për të ulur mbikapacitetet dhe për të përshpejtuar ristrukturimin e gjelbër industrial. Si rezultat, është përmirësuar ndjeshëm efikasiteti i përdorimit të energjisë dhe burimeve, është formësuar një sistem prodhimi i gjelbër dhe industritë e gjelbra e ato me lëshim të ulët karboni kanë shfaqur një hov të madh të zhvillimit.