Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamionin që po e drejtonte u përplas në mënyrë fatale

E publikuar: 22/04/2024 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik, këtë të hënë, në Itali.

I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua, në veri.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, raporton topchannel.

Policia rrugore e Verona Sud, zbuloi se aksidenti ndodhi pas një aksidenti të mëparshëm, ku një kamion u përmbys në rrugë rreth orës 06:20 të mëngjesit.

Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë kur një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin e trafikut.

Në orën 9:40, rruga u mbyll sërish për të zhvendosur rimorkion, dhe në këtë moment, i tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vënë re mjetet e ndalura dhe është përplasur.