Hoxha që i ofendoi gratë duke i bërë objekt seksi – ftohet të ligjërojë për Pavarësi

E publikuar: 15/02/2018 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imami i njohur nga Tirana, Elvis Naçi i njohur për qëndrimet e tij kontraverse sidomos kundër grave të cilat i ka vlerësuar si objekte seksi, pritet që nesër të qëndroj në Kosovë, në kryeqytet, për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Bashkëshorte e vërtet është ajo që kur e shikon bashkëshortin gëzohet, e pret me kënaqësi. Në qoftë se ti e pret burrin ashtu siç je ngritur nga gjumi, ai do të hapë sytë tek gratë e huaja. Nëse bashkëshorti të afrohet tek bashkëshortja në darkë dhe ajo nuk afrohet, engjëjt e mallkojnë deri në mëngjes”, kishte thënë Naçi në një emision.

Ai në një ligjëratë tjetër kishte dhënë edhe një qëndrim tjetër që e bënë gruan vetëm objekt seksi.

“Duhet femra të jetë e rregullt me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuaj shoqëria nga imoraliteti. Femra duhet të ketë kujdes, duhet të zbukurohet, të jetë afër tij. Në qoftë se bashkëshorten e sheh një ehrë në muaj ka mbaruar familja vetë. Po shkoi një femër 150 kile, ah mbaroi familja”, kishte thënë ai.

Kësisoj ky imam nga Tirana, është ftuar zyrtarisht nga Bashkësia Islame e Kosovës për të mbajtur një ligjëratë në xhaminë “Pavarësia” e cila gjendet në “Kodrën e Trimave”.

“Me kënaqësi që buron nga thellësia e zemrës ju informoj se kjo xhuma do të ligjëroj në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pavarësia e Kosovës ishte shenjë e madhe që Shqiptaria ka filluar të lartësohet”, thuhet në njoftimin e Imamit.

Imami Elvis Naçi ishte komentuar shumë dhe kundërshtuar për deklaratat e tij kundër gjinisë femërore./Insajderi.com