Hovenier takon Presidenten, diskutojnë se si po zbatohet marrëveshja e Bratislavës

E publikuar: 03/08/2023 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin tha se ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë mes Kosovës dhe BE-së për shtensionimin e situatës.

Siç njofton Presidenca, Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike.Osmani ritheksoi se këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë.

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve. Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.