Hoti tregon për rastin kur familjet e kuptojnë pas 20 vitesh që 2 trupat e varrosur s’kanë qenë familjarë të tyre

E publikuar: 09/11/2023 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të Zhdukur, Andin Hoti, në një intervistë për FRONTAL në T7 ka folur për punën që po bëjnë dhe gërmimet në disa lokacione në kërkim të eshtrave të personave të zhdukur, shkruan Gazeta Express.

Hoti ka thënë se verifikimi deri në vitin 2003 është bërë në mënyrë tradicionale dhe s’është përdorur metoda e ADN-së, duke treguar se metodën tradicionale ka pasur gabime dhe që janë bërë edhe ri-identifikime.

Ai në FRONTAL ka thënë se vitin e kaluar ka pasur rast kur disa familjarë e kanë kuptuar pas 20 vitesh që personat që i kanë varrosur s’kanë qenë familjar të tyre.

“Vjet e kemi pasur një rast të tillë. Iu kërkoj falje familjarëve. Po interesant e kemi një fuqi brenda vetes dhe i falënderoj që kanë bashkëpunu. Në një fshat 12 familje kanë dhanë gjak, edhe pse kanë mëndu që i kanë pas të varrosur, dy prej tyre kanë dalë që s’janë ata persona. Por na kanë mirëkuptuar. Kanë bashkëpunu dhe i kemi tërheq trupat dhe i kemi identifikuar dhe kemi arritë me i dërguar trupat e tjerë”, ka thënë i emocionuar Hoti në FRONTAL.

Ai thotë se ka edhe raste të izoluara që familje dhe individë që refuzojnë të japin gjak, meqë nuk i besojnë teknologjisë.