Hoti thotë se organizatat buxhetore po e shkelin ligjin e prokurimit publik

15.03.2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hoti thotë se organizatat buxhetore po e shkelin ligjin e prokurimit publik

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja është brengosëse se si po shfrytëzohet paraja publike. Në një komunikatë për media dërguar të dielën nga Ministria që udhëheqë Hoti, sqarohet se ministri ka pranuar raportin vjetor për vitin 2014 nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) lidhur me aktivitetet e prokurimit për vitin 2014.

Sipas tij, shumë organizata buxhetore, në 537 raste të raportuara, nuk kanë respektuar ligjin e prokurimit publik, ka pasur parregullsi në vlerësimin e ofertave, në marrjen e vendimeve të gabuara për fituesit, në trajtim jo të barabartë në ofertuesve, në dosjet e tenderit, specifikimet teknike, kritere për dhënie të kontratës dhe shkelje të tjera.

“Prej këtyre 537 ankesave, për shkak të shkeljeve të ligjit të prokurimit, në 162 raste janë detyruar organizatat buxhetore të bëjnë rivlerësim të ofertave, ndërkaq në 104 raste janë detyruar të ri-tenderojnë projektin. Vlera e mjeteve financiare të involvuara në këto tenderime nuk është bërë e ditur në raport”, thotë Hoti.

Sipas tij, kjo gjendje shtron nevojën për intervenim urgjent në dy drejtime, në drejtim të ndryshimit të ligjit të prokurimit publik dhe në ngritjen e kapaciteteve dhe etikës profesionale të zyrtarëve të prokurimit në të gjitha organizatat buxhetore.

“Unë jam i vendosur që të sigurojë se paraja publike po përdoret sipas ligjit dhe në interesin më të mirë të qytetarëve. Ashtu siç kam deklaruar me rastin e marrjes së detyrës, do të jem plotësisht transparent për shpenzimin e secilit cent të parasë publike dhe do të kërkoj llogari nga cilido zyrtar publik”, thotë ministri Hoti.

Sipas tij, në javët në vijim, Ministria do ta dërgojë ligjin e prokurimit publik në Qeveri dhe pastaj në Parlament.

“Ligji do të përcaktojë rregullat e reja të prokurimit publik dhe do të forcojë llogaridhënien dhe transparencën. Njëkohësisht, po punojmë në përgatitjen e platformës elektronike për të filluar zbatimin e prokurimit elektronik në të gjitha organizatat buxhetore. Kjo do të rrisë në maksimum transparencën gjatë procesit të tenderimeve dhe do të shkëpusë kontaktet e zyrtarëve të prokurimit me ofertuesit. Po ashtu, me këtë sistem elektronik, çdo veprim i zyrtarëve të prokurimit do të jetë i gjurmueshëm në sistem duke rritur kështu përgjegjësinë dhe adresuar atë tek personi adekuat”, thotë ministri Avdullah Hoti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente