Hoti me projekte konkrete në Çabiq

E publikuar: 05/10/2017 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së për kryetar komune në Klinë, Besim Hoti bashkë me ekipin e tij takoi banorët e fshatit Çabiq, shkruan infosot.

Në fjalën e tij, z. Hoti përmendi gjendjen e keqe në arsim, duke evidentuar mangësitë më të cilat përballët ky sektor i rëndësishëm në Komunën e Klinës. Gjithashtu z. Hoti përmendi problemet e shumta në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe në të gjitha QMF-të dhe AMF-të në tërë territorin e Komunës së Klinës.

Hoti banorëve u prezantoi projekte konkrete në të cilat do të fokusohet qeverisja e ardhshme në Komunën e Klinës.

Ai në fjalën e tij përmendi gjithashtu edhe rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë para qytetarëve të Klinës, e cila do arrihet duke bashkëbiseduar për secilin projekt dhe shqetësim të tyre gjatë gjithë mandatit katër vjeçar 2017-2021.

Banorët e fshatit Çabiq konfirmuan edhe njëherë mbështetjen e tyre për kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Besim Hotin dhe për kandidatët për anëtarë të kuvendit komunal në Klinë.