Hoti: Paqartësia e Qeverisë Kurti lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit po e çon Kosovën drejt izolimit

01.07.2021 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hoti: Paqartësia e Qeverisë Kurti lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit po e çon Kosovën drejt izolimit

Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar 100 ditëshin e parë të Qeverisë Kurti, shkruan Infosot.com

Hoti, në një prononcim për Infosot.com tha se qeverisja e dobët e Qeverisë Kurti ka qenë e pritur qysh nga fillimi.

Kryeministri aktual, Albin Kurti më 15 qershor kishte zhvilluar takime me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciq, me të ngarkuarin e BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosav Lajçak.

Ish-shefi i ekzekutivit, ka adresuar pakënaqësi ndaj Kurtit pasi thotë se kjo temë është kthyer në prioritet për Kurtin i cili në kohë fushate e thoshte të kundërtën. Ndërsa, thekson se me qasjen e Kurtit pas takimit në Bruksel, vendi po shkon drejt një marrëveshje të paqartë.

“Në 100 ditët e para, qeveria ka pasur një fillim të dobët siç është pritur. U konfirmua se kauzat e ndërtuara me vite, përmes një opozitarizmi shpeshherë të dhunshëm, kanë qenë vetëm për qëllime elektorale. Në çështjet kryesore politike të vendit kanë treguar jo konsistencë dhe qasje që e dëmton vendin në afat të gjatë. Dialogu është kthyer në prioritet. Qasja e ndjekur nga Qeveria, siç është prezantuar pas takimit në Bruksel në mesin e qershorit, nënkupton se po shkojmë drejt një marrëveshje të paqartë që nuk e zgjidh problemin në mes të dy vendeve” thotë Hoti.

Hoti në cilësinë e ekspertit të ekonomisë thotë se Kurti nuk ka asnjë plan në mbështetjen e ekonomisë së dëmtuar nga pandemia e COVID-19.

“Në fushën e mbështetjes së ekonomisë të dëmtuar nga pandemia, nuk ka asnjë plan edhe pas 100 ditëve në qeverisje. Në politikat ekonomike nuk ka qartësi për bizneset dhe investitorët e brendshëm dhe të jashtëm. Përpjekja për rritje të ndikimit të shtetit në ekonomi, përmes rritjes së kontrollit në sektorin e ndërmarrjeve publike dhe bankës zhvillimore, dërgon sinjale shqetësuese për investitorë dhe për sektorin e bankave dhe financiar në përgjithësi”- përfundon Hoti.

Sa i përket menaxhimit të pandemisë, Avdullah Hoti e cilëson si skandaloz vonesën e nënshkrimit të kontratës për blerjen e vaksinave antiCOVID-19.

“Në fushën e menaxhimit të pandemisë, u vonua kontrata e vaksinave për 3 muaj pa asnjë arsye, edhe pse çdo gjë ishte gati për nënshkrim kur e kanë marrë detyrën. Menaxhimi me rastin e fillimit të vaksinimit të qytetarëve ishte skandaloz (siç ndodhi me grumbullimin e të moshuarve tek salla 1 Tetoti në Prishtinë) dhe askush nuk dha përgjegjësi”.

Për Marrëveshjen e Washingtonit Hoti shprehet se Qeveria ka paqartësi rreth kësaj marrëveshje dhe si rrjedhojë e qon Kosovën drejt izolimit. Ndërsa ka rezerva edhe ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të cilën e udhëheqë Donika Gërvalla e cila sipas Hotit që nga fiilimi është përcjellur me skandale.

“Paqartësia e Qeverisë lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit po e qon Kosovën drejt izolimit. Është dëm i madh nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet sipas ritmit të planifikuar. Administrata e re e Presidentit Biden e ka konfirmuar se do ta zbatojë, sepse është në interesin më të mirë të të dyja shteteve dhe në përputhje me interesat e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, administrata e Presidentit Biden ka ndarë 200 milionë euro për zbatim të projekteve të kësaj marrëveshje.Skandalet e zyrtarëve të Qeverisë nuk kanë të ndaluar. Ministria e Jashtme ka shkaktuar situata të papërshtatshme dhe të dëmshme në disa takime ndërkombëtare.Ministrat konfrontohen me deputetë në vend që të japin përgjigje dhe informata për çështjet e ngritura nga deputetët” tha Avdullah Hoti./Infosot.com/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Një mision i huaj njofton punonjësit për rrezik nga një sulm terrorist, Policia thotë se merr masa për sigurinë

Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, porosia që ia dha i riu babait para se të vritej

Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën”, porosia që ia dha i riu babait para se të vritej

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

Detaje të reja nga krimi në Gllogjan, autobusi kishte lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë

Detaje të reja nga krimi në Gllogjan, autobusi kishte lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë

Pistat e hetimit për krimin makabër në Gllogjan, vrasësi ende në arrati

Pistat e hetimit për krimin makabër në Gllogjan, vrasësi ende në arrati

Lajçak: BE duhet të përshpejtojnë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Lajçak: BE duhet të përshpejtojnë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet (VIDEO)

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet (VIDEO)

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë