Hiqet TVSH-ja nga makineria prodhuese, lënda e parë dhe teknologjia informative

27.08.2015 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hiqet TVSH-ja nga makineria prodhuese, lënda e parë dhe teknologjia informative

“Ministria e Financave në vazhdimësi ka bashkëpunim me institucionet e tjera, bashkëpunim ky i cili çdoherë ka ndikuar të arrihen zhvillime të mëdha. I gjithë ky progres i arritur deri më tani ka qenë i mundur falë përkrahjes së vazhdueshme të ofruar nga ana juaj, prandaj ne ju falënderojmë të gjithëve që keni dhënë kontribut kaq të madh për progresin tonë”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti, sot në Takimin Konsultativ me palët e interesit të organizuar nga Ministria e Financave, me qëllim të diskutimit të Pakos së re fiskale të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si: Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, e cila pako do të filloj së zbatuari nga 1 shtatori 2015.Displaying MF - 02.jpg

Në këtë tryezë më shumë u diskutua për draftet e udhëzimeve administrative që janë përgatitur për 3 ligjet e pakos fiskale. Ministri Hoti tha se “Duhet të them që këto drafte janë përgatitë në afat rekord nga stafi i Ministrisë së Financave, ATK-së dhe ekspertë të tjerë të involvuar në përgatitjen e këtyre udhëzimeve, proces ky, që në raste të tjera ka marr nga 3 muaj deri në 6 muaj kohë, mirëpo kësaj radhe është përgatitë brenda 1 muaji, është finalizuar gjithë kjo punë, një material shumë voluminoz , shumë teknik dhe shumë profesional, që ne sot do të prezantojmë para jush dhe edhe ju mund të jepni komentet e juaja në këto drafte.”

“Heqja e TVSH-së nga makineria prodhuese, nga lënda e parë dhe nga teknologjia informative, janë këto 3 ndryshime të mëdha që kanë ndodh në ligjin e TVSH-së. Por, ne dëshirojmë që bashkërisht të diskutojmë dhe të marrim komentet e juaja se çka konsiderojmë makineri prodhuese se si mund ti kodifikojmë më mirë ato, si mund ti përkufizojmë më mirë ato që të mos kemi dilema as në Dogana dhe as në ATK, në punën e përditshme dhe në komunikimin e përditshëm me ju. Ti definojmë lëndët e para, ti kodojmë ato në Dogana dhe ta kemi më lehtë që të operojmë me to dhe ta definojmë listën e pajisjeve që i konsiderojmë si IT. Ndërsa, tek ligji për të ardhurat e korporatave, ndryshimet që kanë ndodhë janë pak a shumë teknike të cilat do ti shihni, por është një ndryshim i madh aty tek këto lirimet tatimore që e kemi pjesë të programit të Qeverisë. Pra, ofrimi i lehtësirave fiskale për biznese sa i përket investimeve të reja”, ka shtuar Ministri Hoti.

Ai, gjithashtu kërkoi vëmendjen e komunitetit e biznesit, ekspertëve të pavarur, shoqërisë civile dhe palëve tjera të interesit që të japin komente për sqarime shtesë ose për të treguar përvojën e tyre me ligjet e mëparshme dhe si mund ti pasurojmë më mirë këto udhëzime administrative dhe implementimit të këtyre ligjeve në praktik.
Ud. Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kovës, Nahit Sharku bëri të ditur se ATK ka bërë të gjitha përgatitjet që të përgatiten format dhe procedurat, në mënyrë që legjislacioni të fillojë së zbatuari nga momenti siç është përgatitë me ligj.

“Ne do të vazhdojmë bashkërisht që të punojmë në mënyrë që të krijojmë edhe kushte sa më të lehta dhe procedura sa më të lehta që ju ti kryeni obligimet ligjore në aspektin e deklarimit dhe pagesës së tatimit me kohë”.

“ATK-ja me këshilltar dhe ekspertë ka marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në grupe punuese të themeluara nga MF-ja dhe besoj se kontributi i këtyre ekspertëve ka dhënë mundësinë që ne sot të kemi një brumë për ta diskutuar, udhëzimeve administrative dhe poashtu të diskutojmë për nevojat dhe ndoshta edhe të plotësojnë bazuar në informatat që ne do të marrim nga ana e juaj. Dhe, gjithashtu bashkërisht të ecim në përgatitjen e Udhëzimeve Administrative ashtu siç kemi bërë në përgatitjen e ligjeve tatimore”, ka thënë Sharku.

Kryesuesi i Komitetit Tatimor të Odës Ekonomike Amerikane Ruzhdi Zenelaj në emër të Odës Ekonomike Amerikane falënderoj Ministrisë e Financave dhe ATK-në për dhënien e mundësisë që edhe OEAK të jetë pjesë gjatë procesit të hartimit të këtij legjislacioni.

“Ne nga Oda Ekonomike Amerikane kemi pas edhe komente inicuese para se grupet të fillojnë me hartimin e legjislacionit, për të cilat sinqerisht dëshirojë të ju falënderoj se të gjitha ato komente janë marrë për bazë. Ne gjithmonë jemi munduar të japim përkrahje për të siguruar një treg më të favorshëm për të bërë biznes.”
Ndërsa, nënkryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Suad Berisha, ka bërë të ditur se Aleanca Kosovare e Biznesit gjithashtu në vazhdimësi ka qenë pjesë aktive në hartimin e këtyre ligjeve dhe në vazhdimësi ka dhënë kontributin e vetë me propozime konkrete në atë mënyrë që bizneseve në të ardhmen sa më tepër të ju lehtësohet aktiviteti banesor.

Sipas tij, “Aleanca Kosovare e Biznesit ka pasur pritje të mëdha nga ky kabinet qeveritar, sidomos për shkak të kapaciteteve profesionale por edhe akademike që ka ky Kabinet, andaj edhe më tutje ne jemi kërkues në favor të lehtësimit të komunitetit të bizneseve”.

Në këtë takim përveç zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Komunitetit të Biznesit pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe palë të tjera të interesit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë