Hezbollahu thotë se ka lëshuar dhjetëra raketa në selinë e mbrojtjes ajrore të Izraelit

E publikuar: 14/04/2024 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi libanez Hezbollah, ka pohuar në një deklaratë se militantët e tij lëshuan dhjetëra raketa Katyusha duke synuar shtabin e mbrojtjes ajrore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), në zonën e kazermave Kaila në Lartësitë Golan.

Në një deklaratë, Hezbollahu deklaroi mbështetjen e tij për popullin palestinez në Gaza dhe rezistencën e tyre kundër sulmeve izraelite në zonat civile.

Hezbollah tha se sulmi u krye në orën 12:35 të mëngjesit, me orën lokale të së dielës.