Haziri: S’ka më derë për PDK-në, u treguan mosmirënjohës karshi LDK-së

E publikuar: 09/06/2017 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë edhe njëherë se Partia Demokratike e Kosovës është treguar mosmirënjohëse ndaj LDK-së, njofton Klan Kosova.

“Nuk ka më arsyetime, s’ka më derë për PDK-në, PDK është treguar mosmirënjohëse karshi LDK-së, nuk e di tash si karshi partnerëve të saj, në raport me ne ata kanë treguar se s’kanë agjendë kapitale, as interes të vendit”.

“Veseli u frikësua me i dalë Hotit karshi, e zhvendosi nominimin tek Haradinaj, për ne ai ka pas frikë mu përballë me LDK-në edhe me Hotin për të qenë kryeministër, tash ka dashtë me përfitu në kohë, bashkimi i liderëve nuk nënkupton bashkimi i anëtarësisë e as besim i qytetarëve, ne kemi bashkim me qytetarët, ne kemi bashku votues Rugovianë”.