“HardhFest” një nga ngjarjet e rëndësishme në Kosovë

04.09.2015 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“HardhFest” një nga ngjarjet e rëndësishme në Kosovë

“Hardh Fest” po merr një dimension të ri dhe besoj që po bëhet pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme dhe më kreative në Kosovë. Kështu tha sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, gjatë një konference për media që e mbajti sot bashkë me drejtuesit e Këshillit Organizativ të Festivalit të Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest’. Ky festival mbahet këtë vit nën patronatin e ministrit Krasniqi dhe kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi.

Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e kësaj ngjarje.
Ministri Krasniqi tha se ndjehet shumë i lumtur që në Rahovec po ndodhë një ngjarje si kjo, pasi ky qytet e meriton një aktivitet si ky dhe një organizim të mirë.

“Ky është një festival i cili në fokus ka promovimin e rrushit, verës, sepse është një sektor që ka një potencial të madh ekonomik për vendin tonë. Por, përtej kësaj ne po e promovojmë tokën e Kosovës, punëtorët e Kosovës, bujqësinë e vendin tonë dhe atë se çfarë mund të përfitohen nga puna e zellshme e fermerëve”, tha ministri Krasniqi. Ministri shtoi se është jashtëzakonisht inkurajuese interesimi i madh për pjesëmarrje në këtë festival, si dhe angazhimi i madh i shumë të rinjve nga e gjithë Kosova për të kontribuar në organizim. Ai ka premtuar mbështetje për vreshtarët edhe në të ardhmen pasi sipas tij, sektori i vreshtarisë është shumë i rëndësishëm.

Afrim Sharku, në emër të Këshillit Organizativ të “Hardh Fest”, tha se ky edicion është më i veçantë në krahasim me organizimet tjera. “Ky edicion është i posaçëm për nga organizmi, është madhështor, ku janë bashkangjitur shumë të rinj nga qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë. Shoqata e Vreshtarëve është e interesuar për zhvillimin e vreshtarisë së rrushit dhe marketingu është një prej shtyllave kryesore”, tha Sharku teksa ka falenderuar ministrin Krasniqi për mbështetjen dhe iniciativën që ky festival të organizohet me një qasje të re për dallim nga edicionet e kaluara.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është mbështetësi kryesor i festivalit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës