Haradinaj: Vendimi i parë i Qeverisë sime, heqja e të TVSH-së për librin (Foto)

E publikuar: 09/06/2017 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Panairin e Librit që po mbahet në Prishtinë.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kur të vije në postin e kryeministrit do të inicioj rishikimin e procedurave doganore për transportin e librit.

Ja postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Ne fshehim në vete pasuri të jashtëzakonshme në kulturë, art, letërsi e trashëgimi.

E vërteta jonë kultura jonë, trashëgimia jonë janë kulturë botërore. Kisha pas dëshirë që gjatë punës të jemi më afër me juve botues, krijues, me ju librarë dhe të takohemi në vazhdimësi edhe këtu edhe në Qeveri.

Është e pakuptueshme se si ata që sot mburren se janë akademikë, nga shtatori i vitit 2015, e kanë rikthyer TVSH për librin. Veprimi i parë i Qeverise sime në ndihmë të librit, autorëve dhe botuesve do të jetë heqja e barrës fiskale, të TVSH-së.

Dhe gjithashtu, do të inicioj menjëherë rishikimin e procedurave doganore për transportin e librit. Nuk mund ta trajtojmë librin sikurse mallrat e luksit apo mallrat e tjera tregtare.