Haradinaj: Të rënëve ua kemi borxh ruajtjen e lirisë kombëtare

E publikuar: 15/01/2018 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Kompleksin e Varrezave të Reçakut.

Më këtë rast ai ka thënë se ‘martirëve ua kemi borxh ruajtjen e lirisë kombëtare’.

Postimi i plotë në Facebook:

Me pietet dhe krenari kujtojmë sot martirët e Reçakut, të cilët ranë duke kërkuar të drejten për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën tonë.

Masakra e Reçakut zgjoi dhe mobilizoi Perëndimin e lirë, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli të tërë. Duhet t’i themi edhe sot, si përherë, falemnderit Ëilliam Ëalker-it dhe vëzhguesve, që para botës zbuluan krimin mbi njerëzit e pafajshëm!

Përkujtojmë sot luftëtarët e lirisë dhe martirët dhe jemi pranë familjeve të tyre. Ajo që ua kemi borxh atyre, është ruajtja e lirisë kombëtare dhe ngritja e një Kosove demokratike e të mirëqenë, që ideal e ka punën dhe atdhedashurinë.

Gjaku i tyre u bë dritë për Kosovën! Lavdi e përjetshme martirëve të Reçakut!/Lajmi.net/