Haradinaj do ta adresoj shpejt Demarkacionin, Bruskeli do të lëvizë shpejt për liberalizimin (Video)

E publikuar: 21/07/2017 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e ardhshme me në krye Ramush Haradinajn, do ta adresoj çështjen e ratifikimit të Demarkacionit dhe kjo do të përkthehet në një vendimmarrje të shpejtë në Bruksel që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza .

Kështu ka thënë zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”.

Sipas Hoxhajt, i takon Qeverisë së ardhshme të shohë modalitete dhe mundësi se çfarë mund apo duhet të ndryshohet, apo duhet apo nuk duhet fare të ndryshohet dhe mund të mandatohet një komision i ri, i cili e rishikon punën që është bërë deri më tani dhe i cili mandej i jep udhëzime kryeministrit të ardhshëm sesi të lëvizë përpara.