Haradinaj: Smajl Latifi të hënën e nis punën si kryetar i Rahovecit!

E publikuar: 17/11/2017 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka falënderuar qytetarët e Komunës së Rahovecit, për mbështetjen që thotë t’ia kenë dhënë partisë së tij në këtë komunë.

Haradinaj, është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të partisë së tij për kryetar të AAK-së, Smajl Latifi duke thënë se nga dita e hënë e javës së ardhshme ai do të ia fillojë punës si drejtues i Rahovecit.

“Të dashur qytetarë të Rahovecit, ju rini e mrekullushme e kësaj komune, pas një kohe të gjatë po ju rikthehet njeriu me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, andaj më lejoni t’ju falënderoj për këtë mbështetje dhe poashtu dua t’ju siguroj se do të jem gjithmonë në përkrahje tuajen.Puna për Smajl Latifin fillon të hënen dhe ai do të jetë adresë për zgjidhjen e problemeve tuaja”, ka deklaruar Haradinaj në një shkrim të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” sipër disa fotografive ku shihet duke festuar me anëtarë dhe aktivistë të AAK-së.