Haradinaj: Pas shumë gabimeve, Kurti bëri veprim të duhur me pranimin e planit evropian

E publikuar: 27/10/2023 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerëson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë veprim të duhur me pranimin e planit evropian dje në Bruksel.

Haradinaj në seancë plenare i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, që t’i largojë sanksionet ndaj Kosovës.

“Kosova dje ka bërë një hap të madh përpara. Kryeministri Kurti pra me pranimin e propozomit të pesëshes për implementimin në këtë rast e ka vendos Kosovën në pozicion të duhur, në këtë kohë pas shumë gabimeve dhe pas një kohet të gjatë të humbur në dialog.”

“Sipas bindjes time me zhvillimet e djeshme BE duhet të i largoj sanksionet ndaj Kosovës menjëherë, kryeministri i Kosovës ka marrë obligim, ka shprehur obligim ka shprehur gatishmëri me zbatu dokumentin që ka sjellë pesëshja dhe nuk ka shprehur vërejtje në dokument, ka shprehur kërkesa të tjera.”