Maqedonci publikon fotografi të ekipit të FSK-së që po trajnohen me ushtrinë britanike në Belize

E publikuar: 07/05/2024 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka publikuar një fotografi të një ekipi të FSK-së që po trajnohen me ushtrinë britanike në Belize në testimin e aftësive bazë të ushtarëve për të operuar në mjediset më të vështira.

“Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u trajnuar me Ushtrinë Britanike në Belize në testimin e aftësive bazë të ushtarëve për të operuar në mjediset më të vështira duke u integruar me partnerët tanë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Maqedonci.