Haradinaj nuk flet për propozimin e Abdixhikut

E publikuar: 06/05/2025 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në akademinë përkujtimore për vëllain e tij, dëshmorin Luan Haradinaj, nuk ka dashur të flasë në lidhje me pranimin e propozimit të Lumir Abdixhikut për formimin e një qeverie tranzicioni.

Ai, shkurtimisht tha se “nuk po i përziejmë sot temat”.