Haradinaj në ditën e çlirimit të Podujevës: Përulemi me respektin më të madh për heronjtë, dëshmorët e rënë!

E publikuar: 19/06/2020 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  as sot nuk ka harruar të urojë llapjanët  në 21 vjetorin e çlirimit të qytetit të Podujevës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ndër të tjera ka shkruar se ‘përulemi me respektin më të madh për heronjtë, dëshmorët e martirët e rënë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Prangat e robërisë thyheshin çdo ditë. Njëzetenjë vite më parë, liria erdhi edhe për Podujevën.

Falënderim për luftëtarët trima të brigadave 151 “Zahir Pajaziti” e 152 “Shaban Shala”, të cilët qëndruan deri në përmbushjen e ëndrrës së përbashkët për çlirim.

Përulemi me respektin më të madh për Heronjtë, Dëshmorët e Martirët e rënë!

I falënderojmë përjetësisht miqtë e çmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veriatlantike.

Podujevë, urime Dita e Çlirimit!