
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpriturn propozimin e kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut për formimin e një qeverie të tranzicionit, por tha se ai vetë angazhohet për “Qeveri të opozitës”.
Haradinaj tha se ka pranuar ftesën për takim konsultues, teksa tha se ftesa e Abdixhikut s’është e keqe.
“Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Jam i hapur për konsulta në këtë rast me LDK’në, PDK’në, në këtë rast me partitë e opozitës”, tha Haradinaj.
“S’na pengon propozimi i LDK-së për opsionin e qeverisjes…S’ka ndryshuar qëllimi ynë për qeveri të opozitës, por s’na pengon ftesa e LDK-së për konsulta për qeveri”, ka përsëritur Haradinaj.