Lajmet

Haradinaj i kundërpërgjigjet ambasadorit amerikan, i çon selam Malit të Zi (Video)

03.08.2016 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj i kundërpërgjigjet ambasadorit amerikan, i çon selam Malit të Zi (Video)

Mali i Zi duhet të reflektojë për hir të fqinjësisë së mirë, dhe njëherësh duhet të jetë falënderues që është i pranuar aty ku është sot, sepse shtrihet në toka shqiptare, dhe jo të synojë të hyjë deri në Pejë, ka thënë udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Duke folur për Tryezën për Demarkacionin, Haradinaj ka thënë se “sot deputetët kanë reflektuar dhe e kanë parë që janë keqinformuar”.

“Disa prej deputetëve bile ma kanë thënë haptas se janë mashtrur”, është shprehur Haradinaj në televizionin Rrokum.

Haradniaj ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delawie, i cili ka thënë se krejt kjo është një çështje fallco, dhe se marrëveshja duhet të votohet.

“Nëse Kuvendi e kundërshton marrëveshjen, ambasadori amerikan do ta respektojë këtë, dhe ai tha, po ashtu se, sido që votoni, Qeveria amerikane është me popullin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, për herë të pare, Ambasadori amerikan shtoi diçka të rëndësishme në deklaratën e tij dhe nuk e tha në forme të prerë, sikurse herave të tjera.

Haradinaj në vazhdim ka thëne se sot kemi qenë dëshmitarë të një standardi të ri politik në Kosove, qe është tregues se Kosova ka kulturë politike dhe të debatit.

“Mali i Zi nuk ka interes ta teprojë me shqiptarët, sepse ata edhe sot kanë toka shqiptare, e nëse vendosin ta bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen”, ka thëne Haradinaj, duke kujtuar se shqiptarët kanë qenë të zotë që t’i thonë jo edhe vendeve më të fuqishme se Mali i Zi.

Megjithatë, Haradinaj ka qartësuar se me këtë nuk ka qëllim ta ofendojë Malin e Zi.

Haradinaj ka përsëritur se kjo marrëveshje nuk do të kalojë në Kuvend në asnjë mënyrë.

“E kam problem ta kuptojë Kryeministrin Mustafa pse po e mban qëndrimin e tij për Demarkacionin, por sot e ka më lehtë ai bashkë me Presidentin Thaçi ta ndryshojë mendimin, sepse nëse nuk ndryshojnë, mund të lënë të kuptohet se kanë diçka personale në këtë çështje”, ka shtuar ai.

“Shpresoj që Mali i Zi e kupton se është interes i dyanshëm të rishikojë marrëveshjen, nuk i japim më asnjë metër tokë askujt, ka përfunduar kjo punë më”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse sot lëshojm pe te Mali i Zi deri mbi Pejë, nesër Serbia do të lypë të vijë deri në Ibër”, ka shtuar Haradinaj.

“Boll më, nuk japim më toka, dhamë Plavë e Guci, Toplicat e Nishin, nuk janë më shqiptarët ata që kanë qenë”, ka sqaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se deri në vitin 2009 është shtruar rruga deri në Çakorr me paratë e Kosovës dhe kjo punë është shumë e qartë, duke shtuar se ajo tokë është e krejt shqiptarëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë