Haradinaj: Do t’i kërkojmë takim konsultativ Deharit për kalim në votim të hapur

E publikuar: 27/06/2025 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi se kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, takim konsultativ që të kalohet në votim të hapur.

Para fillimit të seancës, e paraparë të fillojë në orën 11:00, i pari i Aleancës theksoi dy të gjeturat kryesore në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Vlerësojmë dy të gjeturat kryesore janë pra praktika e votimit, praktika e mëhershme e votimit, ajo është e paraparë. Sikurse e dimë në kuvend praktikë e votimit ka qenë vota e hapur, po ashtu e gjetur e rëndësishme e që theksohet është domosdoshmëria e bashkëpunimit në këtë rast, në rast të mungesës së shumicës të bashkëpunimit mes forcave politike edhe ajo që është tani vendim i Gjykatës Kushtetuese, këto janë të gjetura me shpjegime paraprake. Ndërsa, në vendim është edhe kohëzgjatja që është 30 ditë. Deri tani ka ndodhur e kundërta, pra në seancë, në parlament. Kësaj radhe është ndërruar praktika e votimit në mes të votimit, që është një precedent, nuk ësht6ë me bazë kushtetuese. Po ashtu, që është tepër e rëndësishme si diçka e re që ka ndodhur është edhe insistimi i marrjes së votës pa marrëveshje, pa kompromis. Ne si Aleancë duke e parë këtë gjendje, këtë situatë me të drejtë ju kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ai.
Në konferencë për media, Haradinaj deklaroi se kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari takim konsultativ.

Lexo po ashtuDita Ndërkombëtare e InfermiereveKryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, para fillimit të vazhdimit të 38-të seancës konstituive, ka kërkuar nga përfaqësuesit e subjekteve politike të mblidhen për konsulta në Kuvend.