Google pushon nga puna zyrtaren e lartë, Margaret Mitchell

E publikuar: 20/02/2021 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e njohur Google ka shkarkuar themeluesen dhe bashkëdrejtuesen e saj të Etikës së inteligjencës artificiale, duke pretenduar se kishte shkelur kodin e sjelljes së kompanisë.

Në një deklaratë për media, zyrtarë nga Google thanë se kanë zbuluar se Margaret Mitchell kishte zhvendosur skedarë jashtë kompanisë.

Njësia e Etikës ka qenë nën vëzhgim që nga dhjetori, pas largimit të një figure të lartë, Timnit Gebru.

Të dy gratë kishin lobuar për më shumë diversitet brenda Google-it dhe kishin ngritur shqetësime për censurë brenda kopmpanisë.