Golashënuesit më të mirë pas dy raundeve të para në fazën e grupeve në EURO 2020

E publikuar: 20/06/2021 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë ka përfunduar raundit i dytë i ndeshjeve në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian.

Ka përfunduar raundi i dytë i ndeshjeve të fazës së grupeve në “Euro 2020”, raporton lajmi.net.

Golashënuesit më të mirë pas këtij raundi janë Cristiano Ronaldo dhe Patrick Schick me nga tre gola të shënuar.

Ronaldo realizoi dy gola ndaj Hungarisë dhe një kundër Gjermanisë.

Schick shënoi dy gola kundër Polonisë dhe një ndaj Kroacisë.

Nga dy gola kanë shënuar Roman Yeremchuk, Andriy Yarmolenko, Ciro Immobile, Romelu Lukaku, Manuel Locatelli dhe Denzel Dumfries.