Gjykata Speciale e thërret për ta marrë në pyetje edhe një veteran të UÇK’së

E publikuar: 03/07/2020 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-pjesëtar të UÇK’së për ta marrë në pyetje.

”Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, shkruan Haradinaj.

Kujtojmë se OVL e UÇK-së do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.

Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka paralajmëruar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë./Express/