Gjukanoviq: S’ka zgjidhje tjetër, shpresoj që Kosova dhe Serbia të merren vesh për planin e zbatimit të marrëveshjes

E publikuar: 19/02/2023 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë zgjidhje tjetër deri në marrëveshje përmes planit franko-gjerman.

Sipas tij, të gjitha idetë e tjera, “si mbajtja e një konflikti të ngrirë, janë në fakt një funksion i doktrinës së shkatërrimit ndaj Evropës dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon evropian”.

Ai shtoi se marrëveshja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.

“E di që në ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet në Bruksel për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit. Shpresoj se do të ketë një marrëveshje edhe për këtë”, tha ai për DW, teksa shtoi se shpreson që palët ta arrijnë marrëveshjen mes njëra-tjetrës.