Gjoshi: Veton Surroi e urren UÇK-në sepse Jugosllavia ia bëri babain ambasador

E publikuar: 25/06/2020 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, i ka reaguar Veton Surroit duke e quajtur si dështakun më të madh të politikës në Kosovë.

Gjoshi ka thënë se Veton Surroi e urren UÇK-në sepse Jugosllavia ia ka bërë babain Rexhai Surroin ambasador në atë kohë.

Ai tha se Surroi është shkrimtari i dobët, që nuk e njohu kurrë askush, por që e përkthejnë vetëm në Serbi sepse atje i konvenojnë akuzat kundër UÇK-së dhe çështjes shqiptare.

Postimi i plotë nga Gjoshi:

PSE VETON SURROI E URREN UÇK-në?

>> Të gjithë e përdorin Twitterin për të cicëruar, por Surroi gjithmonë glacitë

Miq të mi!

Dështaku më i madh i politikës në Kosovë, Veton Surroi, paska glacitur në Twitter për njoftimin me prapavija ta qarta politike të Prokurorit Special.

Nostalgjiku i Jugosllavisë, i cili ishte në gjendje që në Rambuje të pranonte çfarëdo zgjidhje për Kosovën vetëm që t’i lejohej shtypja e dy faqeve të gazetës, paska glacitur, duke thënë se është një fillim dramatik i çlirimit nga çkapja e shtetit.

Shkrimtari i dobët, që nuk e njohu kurrë askush, por që e përkthejnë vetëm në Serbi sepse atje i konvenojnë akuzat kundër UÇK-së dhe çështjes shqiptare, nuk po arrin ta mbajë brenda vetes urrejtjen që ka për njerëzit që ia shkatërruan Jugosllavinë.

Veton Surroi e urren UÇK-në sepse Jugosllavia ia ka bërë babain Rexhai Surroin ambasador. Këto karramele për shërbëtorët e saj janë ndërprerë përgjithmonë në vitin 1999.

Liria e Kosovës dhe zgjimi kombëtar shqiptarë ishin forca të mëdha që nuk mundën t’i ndalin dhe nuk do të shuhen kurrë.

Turpin për shërbimin që po i bëni armiqëve të Kosovës nuk do të harrohet. Ai nuk është si librat tuaja të pavlera që askush nuk i lexon.