Mjeti lundrues në Vlorë rrezikoi të fundosej për shkak të defektit, policia kufitare shpëton 12 persona

E publikuar: 01/05/2024 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia kufitare në Vlorë ka shpëtuar 12 persona të cilët ndodheshin në një gomone, e cila rrezikoi të fundosej për shkak të një defekti.

Ka qenë pronari i mjetit lundrues, 30 vjeçari E.L., i cili ka njoftuar policinë përballë portit të Vlorës për defektin që kishte pësuar gomonia.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kufitare bënë të mundur shpëthimin e 30 vjeçarit, pronarit të mjetit lundrues dhe 11 turistëve nga Polonia, Franca, Izraeli dhe Belgjika.

Ndërsa pas verifikimeve të kryera, rezultoi se gomonia e 30 vjeçarit është mjet për përdorim personal dhe nuk është pajisur me Çerftifikatën e Operatorit Turistik Detar. Për pasojë 30 vjeçari E.L u ndëshkua me gjobë prej 100 mijë lekësh.