
Pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zyrtari i lartë i kësaj partie, Betim Gjoshi, në një postim në Facebook ka thënë se sa më shpejtë duhet të dalin informatat nëse nga zjarri janë djegur prova të rëndësishme.
Sekretari për organizim në PDK ka lidhur ngjarjen e sotme të djegies së dy zyrave në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë me intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ai ka kërkuar që “sa më parë” duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?
“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit.”- tha Gjoshi në Facebook.